Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me 5 të plagosur në rrugën e Kombit, dalin detaje të reja (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:30 në rrugën e Kombit ku burime për Faxëeb.al thonë se janë përfshirë dy automjete.

Nga informacionet mësohet se nga ky aksident i cili ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, kanë mbetur të plagosur 5 persona dy prej të cilëve në gjendje të rëndë të cilët janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë (lexo këtu).

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se mjetët e përfshira në aksident janë një Range Rover me targë AA 131 SE, me drejtues Ada Nikolla, 32-vjeçe dhe një Chevrolet më targë AA 243 UJ, me drejtues Klajdi Margjini, 29-vjeç.

Për pasojë janë dërguar në spital 5 personat që udhëtonin në dy automjetet dy prej të cilëve në Spitalin e Traumës në Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Në autostradën Milot-Rreshen në afersi të Urës me Harqe, mjeti me drejtues shtetasin K.M.,29 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.N. 37 vjeç, banues në Burrel.

Në të dy mjetet ndodheshin si pasagjerë shtetasit A.M.,25 vjeç,banues në Tiranë,N.K.,19 vjeç,banues në Kurbin si dhe A.N.,32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.