Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Aksidenti i Rakipit, PDIU: Prokuroria të zbardh ngjarjen, PD me akuzat e saj tregon mjerim

Pas aksidentit të deputetit Aqif Rakipi ka një reagim për mediat dhe nga ana e PDIU-së.

Në reagim i bëhet thirrje Prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen pa u ndikuar politikisht.

Po ashtu PDIU kërkon që me këtë ngjarje fatkeqe të mos bëhet pre e abuzimeve politike nga ana e PD-së. Kujtojmë se në një deklaratë para pak minutash PD akuzonte Policinë se po manipulonte provat pasi Rakipi është mik i ngushtë i Ramës. 

Deklarata e PDIU:

PD, në mjerim, kërkon të bëjë politikë e opozitë me një aksident tragjik e nuk sheh që është ende në qeveri; është për të ardhur keq që përpiqet mjerisht të abuzojë me raste aksidentesh e fatkeqësish. PDIU i kërkon Prokurorisë dhe Policisë të mos ndikohet politikisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. I shprehim ngushëllime familjes së të ndjerit për këtë fatkeqësi tragjike.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *