Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksidenti me dy viktima në Kavajë, familja hap dyert e mortit (FOTO)

Familja Fisku ka hapur dyert e mortit si pasojë e humbjes së dy anëtarëve të saj për shkak të një aksidenti automobilistik.

Mëngjesin e sotëm Xhemil dhe Edlira Fisku humbën jetën, pasi u përplasën nga një automjet.

Fax News raporton se nipi 8 vjeçar, Xhemsi ndodhet në spitalin e Tiranës në gjendje të rëndë.

Bashkë me të është edhe një kushëri i familjes 20-vjeç, i cili u plagos lehtë.

Aksidenti u shënua në në afërsi të Malit të Robit, në aksin rrugor Durrës-Kavajë.

Mendohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorët, të cilët ishin duke pritur në stacion.

Trupat e viktimave nuk kanë ardhur ende në banesë dhe ndodhen në morgun e qytetit të Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe. Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *