Një aksident tragjik ka ndodhur në Kukës, konkretisht në fshatin Lusan, ku dy vëllezër janë aksidentuar me motor.
Fatkeqësiht nga ky aksident ka humbur jetën 25-vjeçari Ndriçim Cara 25 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij Demir Cara 36 vjeç.
Shkak aksidenti besohet të ketë qenë humbia e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.03.2018, në fshatin Resk, shtetasi N.C., 31 vjeç, banues në Zall Lusën, duke drejtuar mjetin motor, tip “HONDA”, i cili udhëtonte së bashku me vëllain, nga fshati Lusën në drejtim të fshatit Kolesian, ka humbur kontrollin e motorit në hyrje të fshatit Resk, Kukës.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi N.C., si dhe është dëmtuar vëllai i tij, D.C., 29 vjeç, banues në Lusen.
Shtetasi D.D, pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Kukësit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore”parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)