Një aksident sapo ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. “Shuplaka” mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 100 metra larg Fakultetit Ekonomik, ku një automjet tip “Ford Focus” është përplasur me një shtyllë në rrugë.
Shoferi i Fordit i cili udhëtonte vetëm nga Sauku drejt Tiranës, ka mbetur i plagosur pas përplasjes. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, megjithatë bardhë e blutë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Ndërkohë ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe po dërgon të plagosurin drejt spitalit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1846″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]