Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku shtetasi Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
15-vjeçari është transportur më pas në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(H.H/Faxweb.al)