Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryeministrisë në Tiranë.
Një mjet tip Volkswagen me targa GV577BD, me drejtuese shtetësen R.A ka aksidentuar të miturin K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)