Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës në Kryeqytet, ku një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me 3 automjete të tjera.
Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit me inicialet L.B., 21 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur pasagjerja në mjetin e të riut, një 19 vjeçare me inicialet A.A.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi Policia.
(E.H/Faxweb.al)