Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Rrugën e Kombit, ku një person ka ndërruar jetë.
Burime paraprake bëjnë me dije se një automjeti tip “Kamionçinë”, që drejtohet nga shtetasi me iniciale E.B 41 vjeç ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Geziq, Mirditë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një endacak.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës. Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Informacioni zyrtar:
Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen
Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.
(M.Q/Faxweb.al)