Një i ri i identifikuar si Alkredo Mukadezi dyshohet se është plagosur në aksident në punë në fshatin Porodinë në Korçë. Sipas policisë, ai është transportuar në spitalin rajonal dhe ndodhet nën kujdes intensiv.
“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.