Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Barbulloj e Re, aksin rrugor Lezhë – Rrilë.
Një makinë tip Foristradë ka përplasur një të mitur 10-vjeç, me iniciale A.P. banues në Barbullojë.
Shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar 10 vjeçar, i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(K.H.Faxweb.al)