Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gosë.
Një kamion ka goditur një automjet të tipit ‘Pegueot’. Burimet bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i Policise:
Rreth orës 09:10, në Gosë, Kavajë, është përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin G. Xh., me mjetin me drejtues K. L. Si pasojë janë dëmtuar shtetaset me iniciale Z. Gj dhe E. K, pasagjere në mjetin me drejtues G. Xh, të cilat u dërguan në spital për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)