Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Shtetasi me iniciale Z.H duke drejtuar mjetin e tij “Land Rover” ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi Mandelino Rebeshi 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka nododhur rreth orës 3:25 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kolonjë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)