Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë/ Trajleri godet biçikletën, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Një mjet, trajler tip “Man” ka aksidentuar një shtetas me biçikletë.

Policia ka arrestuar shoferin e trajlerit shtetasin me iniciale H.S 60-vjeç, ndërkohë që drejtuesi i biçikletës, një person rreth 55-vjeç ende i pa identifikuar nga policia ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.2019 , rreth orës 21:45 , në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Man”, kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *