Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku një 55-vjeçare ka përplasur me makinë një të mitur. 6-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intesiv të mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)