Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë kryqëzimit të rrugës së burgut në Tiranë, në afërsi të ish-stacionit të trenit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për Faxweb.al se kamioni ka përplasur një burrë që ishte duke udhëtuar me biçikletë, i cili ka humbur ndjenjat.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që Policia vijon hetimet për aksidentin, i cili në fakt ka ndodhur në afërsi të një semafori.
Nuk dihet ende identiteti i personi të plagosur.
“Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve”, njofton Policia.