Një aksident i rëndë ka ndodhur në Memaliaj, përkatësisht në rrugën Krahës-Zhulaj, ku një si pasojë e daljes nga rruga të një motorri, ka humbur jetën drejtuesi, 58 vjeçar Adem Hada.
Motorri i 58 vjeçarit ka përfudnuar jashtë rruge, duke u përplasur me objekte të tjera dhe duke i shkaktuar viktimës vdekjen e menjëhershme. Ndërsa rreth këtij aksidenti nuk dihen detaje të tjera, teksa pritet të zbardhen nga policia.
Njoftimi i Plotë
Memaliaj/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.