Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, një prej mjeteve ‘fluturon’ jashtë rruge. Plagosen 4 fëmijë (Pamjet nga vendngjarja)

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në kryqëzimin e Gjadrit në aksin Lezhë-Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së fortë të dy mjeteve janë plagosur katër fëmijë që udhëtonin në mjetin tip “benz” që vinte nga Shkodra.

Përplasja mes dy mjeteve ka qenë aq e fortë, sa njëri prej tyre ka dalë nga rruga, ndërsa tjetri ka pësuar një dëm të konsiderueshëm.

Fëmijët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa burime nga urgjenca e spitalit të Lezhës bëjnë me dije se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, po vlen të theksohet se ky është një aks problematik, me shumë hyrje dhe dalje të rrugëve dytësore.

Makina ku udhetonin dy femijet

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 14,114 Votes)
  • PS (28%, 7,425 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,299 Votes)
  • LSI (5%, 1,278 Votes)
  • Të tjera (4%, 1,061 Votes)

Total Voters: 26,177

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.