Një aksident tragjik ka ndodhur në Krujë para disa minutash. Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën. Viktimat janë Islam Malja dhe Lindita Mjekra, si dhe është plagosur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bura në Nikël.
Shkak i aksidentit dyshohet një shqetësim shëndetësor i shoferit. Furgoni udhëtonte nga fshati Bura në drejtim të Niklës.
(B.H/Faxweb)