Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kamëz, ku si pasojë ka humbur jetën një grua.
Mësohet se makina e cila drejtohej nga shtetësja B.D, ka përplasur për vdekje këmbësoren rreth 35 vjeçe, me iniciale P.A. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu”.
Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion zyrtar:
Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë.
Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)