AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 37-vjeçari shqiptar, babi i tre fëmijëve (Emri)

Një aksident i rëndë në zonën e Verona në Itali i ka marrë jetën një 37-vjeçari shqiptar. Viktima është identifikuar si Ilir Filillo, baba i 3 fëmijëve.

Ai humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy kamionëve. 37-vjeçari ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve të tonazhit të rëndë, dhe humbi jetën menjëherë. Ndërsa shoferi i kamionit të dytë ka mbetur i plagosur.

Ilir Filolli jetonte dhe punonte prej vitesh në komunën Preganziol. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca. Pavarësisht ndëhyrjes së shpejtë, ekipet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 37-vjeçarin, për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë mjegulla dhe ngrica në rrugë. Segmenti rrugor ku ndodhi përplasja e kamionëve u bllokua për disa orë, ndërsa policia drejtoi trafikun në një tjetër aks.

Sipas mediave italiane, në këtë rrugë u shënuan edhe aksidente të tjera për shkak të ngricës dhe mjegullës.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *