Një aksident në të cilin janë përplasur 3 automjete ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmën e parë.
Raportohet se personi i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme për të përcaktuar shkakun e aksidentit.