AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë – Shkup, vdesin tre persona

Tre persona kanë vdekur si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, saktësisht në afërsi të fshatit Babush.

Në aksident janë përfshirë tri vetura. Mehemti thotë se autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident  trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”, konfirmon Mehmeti, shkruan Express.

Më tej, Mehmeti tregon se tre personat e përfshirë në aksident kanë vdekur.

“Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *