Një aksident i fortë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur tre fëmijë që po ecnin në trotuar.
Mësohet se bëhet fjalë për një makinë tip Benz, e cila drejtohej nga shtetasi me inicialet Xh.Xh. Të miturit janë dërguar në spital dhe nuk lëndime serioze.
Policia njoftoi gjithashtu këtë të hënë se një zjarr ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet G.S., ku ka vetëm dëme materiale.
“Tiranë/Informacione paraprak
Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”, ka rënë zjarr në katin e dytë të baneses së shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.
(E.H/Faxweb.al)