Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, këngëtari i njohur mes të plagosurve (EMRI+FOTO)

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd – Prrenjas, konkretisht në Prrenjas-Fshat ku kane mbetur te plagosur tre persona.

Një Benz me targa shqiptare dhe Volksvagen me targa maqedonase janë përfshirë në aksidentin e rëndë me 3 të plagosur. Një nga te plagosurit gjinia femër është në gjendje të rëndë, prandaj është dërguar në spitalin rajonal  Elbasanit.

Nga aksidenti janë plagosur Lulzim Skura 32 vjeç nisur për në  Elbasan; Muhamet Çela 69 vjeç; Astrit Belba 44; Armenda Iljazi 46 vjeç, nga Struga nisur për në Tiranë, Spitali Traumës; dhe Mevlud Iljazi 47 vjeç, bashkëshorti i Armendës, në spitalin e Librazhdit.

Mes të lënduarve është edhe një këngëtar, Astrit Belba. 44-vjeçari është këngëtar i njohur i muzikës popullore. Ai është transportuar për ndihmë dhe pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.

Benz-i ka nga përplasja ka mbetur në mes të rrugës ndërsa fuoristrada ka përfunduar jashtë rruge. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe bëhet me dije se një prej drejtuesve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.