Një grup i anëtarëve të Akademisë së Shkencave kanë dhënë disa rekomandime për qeverinë dhe Komitetin e Ekspertëve, sa i takon përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Covid 10.
Pas një forumi shkencor, i cili shtjelloi aspekte në lidhje me pandeminë: aspekte virologjike, imunologjike klinike dhe epidemiologjike, por gjithashtu edhe aspekte sociale dhe ekonomike janë nxjerrë një sërë përfundimesh dhe rekomandimesh sipas fushave të ndryshme për institucionet qeveritare, të cilat mund të shërbejnë në përballimin më të mirë të situatave të vështira të shkaktuara nga COVID-19.
Akad. Genc Sulçebe, prof. dr. Alban Ylli dhe prof. dr. Arjan Harxhi, me datë 2 dhjetor 2020, prezantuan, në kuadër të informimit të publikut, rezultatet dhe rekomandimet e grupit të punës, duke u mbështetur në katër pika thelbësore:
1. Mënyrat e ndjekjes dhe përballimit të ecurisë së pandemisë COVID-19, ku përfshihen shtimi i aktiviteteve testuese, gjurmimi i të infektuarve, mbështetja e punës studimore dhe kërkimore laboratorike për aspektet virologjike dhe imunologjike të infeksionit nga SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare.
2. Trajtimi i sëmundjes COVID-19 në tre nivelet shëndetësore: mjekimi nga mjeku i familjes, shërbimi ambulator në kushtet e shtëpisë dhe ndihma mjekësore e specialaizuar në repartet e veçanta etj.
3. Masat parandaluese të përhapjes së këtij infeksioni, siç janë: dekujarimi i grumbullimeve të përsonave, ndërgjegjësimi i publikut në media lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi, marrja e masave të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave në mjedise të mbyllura dhe të jashtme publike, përshkallëzimi i aktiviteteve inspektuese për respektimin e protokolleve anti-epidemike të funksionimit të shërbimeve të tregëtisë, transportit dhe industrisë etj.
4. Masat ekonomike dhe sociale.
Akademiku Genci Sulçebe, gjatë trajtimit të pikave të sipërpërmendura, theksoi rëndësinë e masave për përhapjen e infeksionit, duke përmendur se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ka pasur një ekspasion të pandemisë. Për të parandaluar këtë dukuri në përputhje edhe me rekomandimet e raportit mbi rezultatet e forumit shkencor, duhet të gjurmohen edhe kontaktet që të evidentohen edhe asimptomatikët.
Sulçebe u shpreh për mediat se është shkenca ajo që po suporton intensivisht mjekësinë. Ai vuri në dukje se është për t’u përgëzuar shkenca, pasi në laboratore u krijua edhe vaksina kundër këtij virusi, në një kohë shumë të shkurtër.
(E.K/Faxweb.al)