AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ajsberg” zbërthen skemën e Engjëll Agaçit me kriteret e ndërtimeve, si u hodh poshtë me projektligj të posaçëm vendimi i Gjykatës

Një mesazh ka mbërritur në adresë të emisionit investigative “Ajsberg” në Fax News i cili ka denoncuar një leje të dhënë në kundërshtim me ligjin për ndërtimin e një pallati të firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria e linjës dhe kryeministri Edi Rama.

Kjo ka nxitur interesin për të zbuluar se si jepen këto leje ndërtimesh pa kriiter dhe duke mos respektuar hapësirat apo distancat minimale mes objekteve.

Gazetari Artur Çani tha se Engjëll Agaçi, ka marrë një vendim ku në distancat minimale mes ndërtimeve nuk ka zbatim të kriterëve dhe për këtë projektvendim kanë dhënë pëlqime, Petrit Vasili, Agjensia e Zhvillimit të Territorit, Ermonela Felaj të cilët kanë pasur pozicione në dikasterët e linjës.

Kryetari i Këshillit të Territorit thotë Çani nuk ka zbatuar pikën 12 për objektet e reja që ndërtohen duke përllogariotur distancën e parashikuar në ligj mes ndërtesave.

Petrit Vasili në atë kohë ministër i Drejtësisë ka thënë për ‘Ajsberg’ se “përgjegjësi direkte ka pasur ministrja Felaj e më pas Çuçi. Qeveria kurrë nuk do t’ia lejonte vetes të merrte kompetenca që nuk i takonin. As në mbledhje nuk është diskutuar fare pika 12 e rregullores”, tha Vasili.

“Ajsberg” pyeti politologun urban Gent Kaprata i cili tha se distancës urbanistike nuk mund ti vebndosësh emër tjetër përveç asaj që një arkitekt zbaton largësinë minimaliste.

“Distancat urbanistike kanë marrë një ndryshim të jashtëzakonshmë në Shqipëri kohët e fundit. Ka 20 vite që nuk ka plane urbanistike dhe në mungesë të kësaj tre-katër familje sëbashku, paraqiteshin në bashki dhe merrnin një leje për të bërë një ndërtim në tokën e tyre. Distancë urbanistike janë për të siguruar intimitetin, ajrimin dhe djellëzimin. Në kuptimin shkencor distancat urbanistike nuk vlejnë, urbanistika i dedikohet njeriu, ajo merret me mënyrën se si dhe sa qytetar vendosen në një sipërfaqe të caktuar”, tha Krapata.

“Qeveria qëndrore ka disa funksione që ia jep Kushtetuta, po ka edhe disa politika të tjera se si do ta zhvillojë vendin për një periudhë të caktuar kohore. Çdo 6 muaj kryeministri flet për një aeroport të rinë kuptimin e gjithë qeverisjes kjo është qesharake, pasi qeveria nuk ka kryer detyrën duke kryer detyra publike që i janë ngarkuar. Kjo tema e ndërtimeve dhe premtimeve nga qeveria do të thotë se nuk ka një plan kombëtar publik për zhvillimin e vendit. Kryeministri i bën të gjitha sipas diskursit të vet, nuk i bën publike dhe si një nga njerëzit që kur flet për këtë çështje duhej ta kuptoja më mirë nga të gjithë për shkak të profesionit, nuk e kuptoj dot, imagjinoni qytetarët e zakonshëm që nuk kanë informacion mbi këto tema.

Veçanërisht kur ka ardhur Rama në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, leja e ndërtimit nuk ka asnjë vlerë, është prona jote. Një shoqëri normale harton plane, ka një sërë faktorësh që pot ë zgjidhen më parë, leja e ndërtimit ka një vlerë zero. Nëse shkencën e urbanistikës e kthejmë në një kulturë që praktikohet, leja e ndërtimit kthehet në gjënë më të pavlerë në botë”, tha Krapata më tej.

Çshtja në fjalë, e pallatit në kryeqytet të cilin e ka denoncuar qytetari se nuk plotëson kiteret urbanistike, ka shkuar në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Me kryesuese Alkelina Gazidede, anëtar Amarildo Laçi dhe Bari Shyti në shpjegimin prej më shumë se 40 faqesh është vendosur pranimi i padisë dhe shfuqizimin e VKM të datës 13.05.2015. Pika 12 që sipas Çanit është futur fshehtas nga Engjëll Agaçi, gjykata e ka anulluar, ndërsa brenda 30 ditësh mund të bëhet rekurs për këtë vendim në Gjykatën e Lartë.

“Ka interesa shumë të mëdha se janë investime gjigande që do të bëhen. Rama e thirri Ruçin dhe i tha mblidhi shpejt të bëjmë një ndryshim në projektligj dhe të votohet në Parlament. Ligji 42/2019 për disa shtesa dhe ndryshime për planifikimin e territorit. Në paragrafin e parë është shtuar: KKT vendos miratimin e lejeve të veçanta për vendosjen e distancave me rregullore të posaçme, pra ajo që u rrëzua nga Gjykata e vendos me ligj. “Të përshpejtojë projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, shkruhet në projektiligj”, tha Çani.

Avokati Kujtim Cakrani tha se jemi përpara shkeljes së shtetit të së drejtës.

“Para ligjit jemi të barabartë, nëse një vendim nuk përmbush pritshmëritë tonë, vendimi apelohet, ndërsa në këtë rast ndodh që bëhet një ndërhyrje ekstra-ligjore, mundësi të cilën nuk e kanë të gjithë. Në këtë rast, jemi në shkelje të hapur të shteti të së drejtës”, tha Cakrani.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *