Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ajsberg”/ Anëtari i KLP-së autor i 2 plagosjeve me armë, Artur Çani: Cila është arsyeja që e mbrojti Arta Marku, Tartar Bazajn (VIDEO)

Emisioni investigativ me gazetar Artur Çanin i është rikthyer çështjes së Tartar Bazajt anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pak muaj më parë u zbulua ekskluzivisht nga “Ajsberg” që transmetohet në Fax News, se ishte autori i plagosjes së dy personave.

Në emisionin e sotëm Artur Çani trajtoi edhe anashkalimin e këtij fakti nga organet e drejtësië si dhe mbylljen e syve për ta bërë pjesë e një organi aq të rëndësishëm, pavarësisht të shkuarës së tij.

Çani tha se Arta Marku nuk e ka hetuar si dhe nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për të marr informacion rreth pastërtisë së figurës së anëtarit të KLP, duke argumentuar se ish-kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme kishte interesin e votave për tu rikonfirmuar në detyrë.

“Tartar Bazaj është anëtar i një organi që zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që ky i fundit nuk ka bërë asnjë verifikim ndaj tij. Është hera e dytë që këta njerëz thonë se nuk ka asgjë, sepse secili e ka të qartë, sepse ky njeri voton për ta. I duhet vota e Tartar Bazajt Arta Markut, pavarësisht se nuk i nevojitetj në këtë rast sepse ju e patë rezultatin. Në 1 Tetor 2019 unë dërgova një kërkesë penale në Prokurorinë e Përgjithshme e cila nuk u trajtua. Më 5 Dhjetor 2 muaj më vonë kam dorëzuar materialin e emisionit “Ajsberg” për të cilin bëhej fjalë për ndalimin e Tartar Bazajt. Më erdhi përgjigja se kërkesa ishte marrë në shqyrtim nga Prokuroria e Përgjithshme. Si ka mundësi që brenda pak orësh të ketë mbërritur materiali, të jetë bërë relacioni, dhe të jetë përgatitur përgjigja që më erdhi mua? Fakti ka të bëjë se Arta Marku do ti kthente borxhin Bazajt për votën. Brenda strukturave të drejtësisë kam dëgjuar të më thonë se Marku nuk e trajtonte çështjen e Tartarit, seç ka diçka në lidhje me votat, por nejse, llafet i merr era”, tha Çani.

Ndërkohë gazetari ka risjellë në vëmendje edhe një kërkesë e Avokatit të Popullit në vitin 2017 për të marrë informacion rreth pastërtisë së figurës së anëtarit ttë KLP-së, në atë kohë gjyqtar.

Prokuroria e Përgjithshme i kishte kthyer përgjigje Avokatit të Popullit, në të cilën thuhej prerë se nuk ishte gjetur asnjë shkelje apo diçka e cila nuk dotë ishte në konflikt me kriteret që kërkoheshin prej tij.

“Në Maj të 2017 Avokati i Popullit ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Përgjithshme për Tartar Bazajn për të cilin ka marrë si përgjigje se ferikimi ndaj tij është kryer i plotë dhe i gjithasnshëm ku nuk është konstatuar asnjë shkelje apo mosdeklarim, të firmosur nga prokurori Petrit Fusha”, tha Çani.

Duke folur për konfliktin vitit 1992, ku Tartar Bazaj sipas Çanit dyshohet si autor i plagosjes së dy personave, ndërsa ka shpalosur edhe përgjigjgjen Prokurorisë e cila ka theksuar se nga gjetjet rreth hetimit të çështjes nuk janë gjetur shkelje që korrespondojnë në ndalimin e tij apo fakte që provojnë fajësinë duke shtuar se ka qenë e detyruar ti presupozojë Bazajt pafajësinë.

Çani tha se vetë Bazaj është ndaluar për këtë çështje, duke argumentuar se në Fshatin Vrion për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur Thoma Zizi dhe  Niko Peko.

Gazetari tha se nuk është çështja të dënohet ose jo anëtari i KLP-së, por tëpranojë ose të hetohet mbi mashtrimet që ka bërë në formularët e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës.

Ndiqni të plotë investigimin:

 
(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *