08:14 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ajo krijoi zhanrin ‘Nexhmije Pagarusha’ të paarritshëm për askënd”, flasin Inva Mula dhe Irma Libohova: Shkruajti epokën e saj, ëndrrat e parealizuara

12:47 | 07/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shuhet në moshën 86-vjeçare ikona Nexhmije Pagarusha, karriera e ndritshme, dhe këngët që u kthyen në himn

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë në ‘shock’ adhuruesit e artit të saj, por dhe kolegë e artistë të cilët kanë rikthyer dhe njëherë në vëmendje jetën artistike të një prej zërave më të mrekullueshëm të muzikës shqiptare.

Në një lidhje direkt me Fax News, sopranoja Inva Mula ka kujtuar lidhjet e hershme të familjes së saj me Pagarushën dhe adhurimin për një nga figurat më komplekse të muzikës dhe artit në Shqipëri e Kosovë.

“Ende nuk po mësohem dot me lajmin se Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë. Më ka trishtuar pa masë. Ishte një model për mua që e vogël, një legjendë e artit shqiptar.
Kujtoj një episod në fillim të viteve ’70 kur Nexhmije Pagarusha erdhi në Tiranë. U mahnita me elegancën dhe bukurinë e saj, një model që se kishim parë të zbriste në rrugët e Tiranës. Ajo të nesërmen interpretoi në Sallën e Operës dhe Baletit, ishte spektakolare.
Ajo shkruajti epokën e saj, nuk ngjante me asnjë artist tjetër. Ishte vokal i veçantë, por nuk ishte vetëm vokali që përcaktoi, por eleganca, interpretimi dhe finesa e një artisteje të madhe. Jetoi në një kohë që nuk ia mundësoi të prekte skena ndërkombëtare.
ishte ënddra e saj të bëhej këngëtare operistike.
Me ‘Bareshën’ ajo krijoi zhanrin ‘Nexhmije Pagarusha’ të cilin askush nuk e arriti dot më.”, u shpreh sopranoja Inva Mula për Fax News.

Një rrëfim emocionuese për veprën dhe artin e Nexhmije Pagarushës solli për Fax News dhe këngëtarja Irma Libohova e cila tejet e mallëngjyer nga kjo humbje rrëfeu se Nexhmije Pagarusha ishte idhulli i adoleshencës së saj:

“Instiktivishht shpirti me çoi që hodha dje një post në Instagram dhe kam kënduar pikërisht këngën e Bareshës së bashku me një koment për të.

Ishte idhull, ëndërr njohja me të. E shikoja prapa kuintave në Teatrin e Operës dhe Baletit, kur isha adoleshente. Për herë të parë dëgjoja një këngëtar që këndonte në 3 oktava.

E kam takuar më pas në Prishtinë, një grua e qetë me një zë emocionues të plotë. I mbaj mend atë buzëqeshjen e bukur, ku i lexohej shpirti. Do ta mbaj mend për vokalin, do të mbaj mend Nexhmijen si aktore, Nexhmijen si njeri”.

Pas

Shoferi i dehur “tapë” bën manovra të rrezikshme në autostradën Tiranë-Elbasan, bëhet burim aksidenti

Para

SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas, urdhëri u dha nga Trump

Para
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas, urdhëri u dha nga Trump

SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas, urdhëri u dha nga Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.