AktualitetEkonomiFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

‘Air Albania’ me kosto të ulët?! Kompania rrit çmimin e biletave për festat e nëntorit, një fluturim shkon deri në 500 €

Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali, për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore, “Air Albania” është më pak patriotikja për çmimet.

Biletat drejt Milanos për vajtje në datën 28 nëntor dhe kthim në datën 1 dhjetor kanë fluturuar në 475 euro, nga 100-120 euro që kushton ky destinacion në ditë normale, ndërsa tek operatorët e tjerë, për të njëjtat data, gjen bileta me rreth 170 euro, ose gati tre herë më lirë.

Për Festat e Nëntorit ka pasur një shtrenjtim çmimesh për shkak të kërkesës së lartë, si rrjedhojë e dyndjes së shqiptarëve për të udhëtuar jashtë në 4 ditët që bien pushim radhazi, por pasagjerët e përhershëm drejt Milanos u ankuan pranë redaksisë së “Monitor” se Air Albania është shumë më i shtrenjtë nga të tjerët, ndryshe nga premtimet që u bënë në fillim se nuk do të kishte abuzime me çmimet.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, me operatorin tjetër Blue Pannorama, për një udhëtim vajtje-ardhje në të njëjtat data, bileta kushton rreth 210 euro, pra më pak sesa gjysma.

Me Fly Ernest, për të njëjtat data, bileta kushton 177 euro. Në datën 28 Nëntor nis fluturimet nga Tirana në Milano dhe operatori me kosto të ulët, Easy Jet. Një fluturim vajtje-ardhje po për datat në fjalë kushton 176 euro, pra gati tre herë më lirë sesa Air Albania.

Air Albania, kompania ku shteti ka 10% të aksioneve, i nisi fluturimet në prill të këtij viti fillimisht drejt Turqisë dhe më pas në tetor drejt destinacioneve italiane (Milano, Bolonja, Romë), duke premtuar se do të ishte një operator me kosto të ulët dhe që nuk do të abuzonte me çmimet.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator 2018 ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.

(Marrë nga Monitor.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *