Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aida Shtino viziton manastirin e Pejës me kisha 700-vjeçare: Koha kishte ndaluar, të dukej se në atë vend kishte ndodhur diçka

Moderatorja dhe autorja e emisionit “Identitet”, Aida Shtino ka vizituar qytetin e Pejës. Ajo është ndalur në manastirin e Pejës ku brenda tij ndodhen themelet e një qytetërimi sakral paliokristian, ndërsa kishat e ndërtuara brenda manastirit datojnë rreth 700 vjet më parë.

Moderatorja Shtino rrëfen: “Jemi në një pjesë të historisë, madje jemi duke ecur mbi histori, shekulli i trembëdhjetë. Drita dhe shkëlqimi i këtyre kishave të mbledhura në këtë manastir vjen nga thellësia e viteve. Një manastir, një monument, një vepër arti. Jemi këtu sepse duam të zbulojmë historinë e tij.”

Ka edhe më shumë sepse brenda këtij manastiri ndodhen themelet  e një qytetërimi sakral paliokristian, gjithsesi të mendosh se këto kisha brenda këtij manastiri janë ndërtuar 700 vjet më parë, atëherë kur njerzit e këtyre trojeve filluan të frekuentonin kishat si vende ku i luteshin Zotit.

Thuhet se dikur kjo kishë ka qenë arbërore dhe me ardhjen e turqëve Mehmet Pasha Sokolovic vezir i lartë i portës së madhe i ka hequr priftërinjtë arbërorë si dhe liturgjinë në gjuhën shqipe, duke e zëvëndësuar atë me priftërinj serb dhe liturgji e gjuhën serbe.

Ndër të tjera moderatorja tregon: “Jemi duke folur për një monument i cili sapo hymë dhe e prekëm të jep ndjesinë se flet shqip. Hyjmë brenda dhe papritur kthehemi 700 vjet më parë, ndoshta edhe më përpara në kohën kur bota antike ndërtonte tempuj dhe i falej perëndive. Ecim nëpër rrënojat e një qytetërimi tjetër dhe dukej se aty koha kishte ndaluar, të dukej se në atë vend kishte ndodhur diçka vite me parë, por çfarë? Askush nuk të jepte përgjigje për këtë në atë vend të heshtur.

Ecnim dhe gjithçka kishte ndryshuar, vitet kishin kaluar dhe Patriarkana e Pejës ashtu si edhe manastiri i Deçanit ishin nën mbrojtjen e Unescos dhe zotëroheshin nga kisha serbe.

Dikush me tha se Deçan–Pejë–Graçanicë është një trekëndësh që kishat serbe kanë lënë brenda Kosovës dhe çuditërisht të treja mbrohen nga Unesco. Po cila është historia e Patriarkanes së Pejës?”

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *