Banorët në qytetin e Elbasanit kanë folur për konfliktin mes fqinjëve, të cilët kanë përfunduar në komisariat pasi njëri prej tyre i tentoi ti vinte flakën banesës së tjetrit. Ata kanë folur për mediat dhe kanë treguar se Ndriçim Zekthi, i cili kërcënoi fqinjën njihet si person problematik për familjen dhe të tjerët pasi e tepron me alkoolin.
Banori: Erdhi benzina deri këtu. Ai pi gjithmonë, kur pi bën ashtu. Edhe me familjen e vet.
Banorja: Unë e kam shtëpinë matanë. E mora vesh kur erdha te motra. Ka ndezur benzinën atje dhe i ka hedhur atje. Nuk ka kartelë, nuk është i sëmurë. Ka pasur konflikte më parë me familjen e vet.
Konflikti mes fqinjëve ndodhi pasditen e sotme, kur Ndriçim Zekthi kërcënoi fqinjën se do ta digjte pas një problemi mes tyre.
Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë. Ndërsa gruaja me djalin janë transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.