Mimoza Hajdarmataj, anëtare e kryesisë së PD, e ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News foli për protestën e sotme të opozitës.
Ajo tha se opozita ka shumë arsye për të dalë në shesh, ndërsa renditi shpopullimin e vendit si një nga problemet madhore.
“Kanë ngelur vetëm pleq nëpër shtëpi, sidomos veriu i Shqipërisë, por jo vetëm veriu. Protestat janë test demokracie. Liderët e atyre vendeve nuk është se nuk përballen në vendin e tyre me protesta. T’ia mohosh opozitës të drejtën për protestë, sidomos kësaj opozite, sepse kjo është parti pro-perëndimore dhe pro amerikane”, tha ajo.
Ajo u shpreh se inskenimi i sotëm, ku pre e dhunës ra Sali Berishës nuk ishte qëllim tjetër, por përmes tij po synohej destabiliteti nga ana e pushtetit.
“Shqiptarët po i detyrojnë të ikin nga ky vend. Të gjithë demokratët u bashkuan në mënyrë paqësore dhe ishte një nisje shumë paqësore, vetëm për të adresuar shqetësimet. Ai inskenim i sotëm ishte për të destabilizuar. Berisha është lider dhe ai po tregon të vërtetat. Tashmë opozita nuk është ajo e blera, i ka dalë jashtë kontrollit me kthimin e Berishës dhe me artikulimin e të vërtetave”, tha Hajdarmataj.