ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë pasi ka dëgjuar ankesat e tyre ka bërë të ditur lajmin se ligji për ish të burgosurit politikë do të ndryshojë.
Ai ka thënë se ligji për një muaj do të shkojë në Kuvend. Sipas këtij ndryshimi një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.
“ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”,tha ai.
Sipas Ahmetajt janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ai bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit. (B.H/Faxweb)