Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Nisin punimet për ndërtimin e 500 banesave në Laç, kryebashkiakia nuk mban të qeshurën përballë Ahmetajt, ministri: Për një vit do vijmë t’u japim çelësat

Ministri për Rindërtimin nga tërmeti Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Laçit, ku ka asistuar fillimin e punimeve për ndërtimin e mbi 500 banesave, të cilat do të financohen nga qeveria turke.

Të pranishëm në këtë inspektim, ishte edhe kryetarja e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara si dhe administratori i kompanisë turke, i cili tha se shpreson që brenda vitit të përfundojnë punimet.

Ndërkohë në fjalën e tij Ahmetaj falenderoi qeverinë turke, duke shtuar se në krye të një viti qytetarët do të marrin çelësat e shtëpive.

“Administratori i kompanisë turke që do të ndërtojë në Laç atë premtim që ka dhënë qeveria turke dhe presidenti Erdogan. Këtu do të ndërtohen mbi 500 apartamente dhe qendra biznesi. Në krye të një viti qytetarët këtu do të kenë shtëpitë e tyre të reja dhe hapësirën e tyre komunitare.

Unë dua të falenderoj popullin turk, qeverinë turke dhe sigurisht presidentin Edogan për premtin e mbajtur. Sot është një datë e shënuar për qytetarët e Laçit. Për një vit do të vijmë për tu dhënë çelsa banorëve. Do të vijmë shumë shpesh me Majlindën dhe Servetin për të parë punimet.”- tha Ahmetaj.

Po ashtu mjaft e entuziazmuar në këtë takim ishte edhe kryetarja e bashkisë Majlinda Cara, e cila nuk e fshehu buzëqeshjen gjatë takimit me Ahmetajn, ku siç duket kanë shkëmbyer ndonjë batutë mes tyre.

Po ashtu Cara nuk harroi që të falenderonte presidentin Erdogan, por gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

“Sot është një nga ditët më të lumtura të punës time. Falenderoj popullin turk, presidentin Erdogan dhe padyshim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për gjithë mbështetjen që i dha popullit të Kurbinit për ti rikthyer banorët në jetën normale.”- tha Cara.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *