Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

Ahmetaj i jep fund dilemës për paketën ekonomike: Ja çfarë do të ndodhë me punonjësit në të zezë

Koordinatori për situatën e Emergjencës Arben Ahmetaj i  ftuar në emisionin “Opinionin” foli për paketaT ekonomike lidhur me situatën koronavirus.

Duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende të paqartë nëse janë përfitues të saj, apo për mënyrat se si duhet të veprojnë në këtë situate

Ai shpjegoi ndër të tjera se të gjitha bizneset e lejuara për punë, mund të punojnë edhe pas orës 13:00. “Policia është shumë e qartë që nuk do të pengojë asnjë biznes të punojë pas orës 13:00, përveç bizneseve specifike që nuk janë të lejuara”, u shpreh Ahmetaj.

Ahmetaj tha gjithashtu se:

“Punonjësit në të zezë (pra të pasiguruarit) nuk do të përfitojnë nga paketa e luftës.

Punonjësit sezonalë, që kanë punuar jashtë vendit, por tashmë kufijtë janë mbyllur, mund të shihen tek pagesa e papunësisë, por duhet me pare të regjistrohen si të papunë.

Pagesat e sigurimeve nuk shtyhen.

Kufijtë janë të mbyllur.

Bursat e studentëve do vijojnë të paguhen.

Qeratë e tërmetit do vijojnë të paguhen”.

Ndërkohë Ahmetaj shpjegoi edhe raportin me bankat, për të cilin ankohen shumë qytetarë, lidhur me mos zbatimin e vendimit për shtyrjen e kësteve të kredisë.

Qytetari të ankohet në faqen e Bankës së Shqipërisë, ajo ia kalon njësisë monitoruese dhe njësia merret me bankat”.tha Ahmetaj.

 

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *