AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Ah më në fund, njëri qenka tamam”, këngëtarja e njohur tregon propozimi spontan në Romë

Këngëtarja simpatike Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj Jacopo Conoci ishin të ftuar në “Ftesë në 5” ,nga ku për herë të parë treguan historinë e tyre të dashurisë dhe ndanë detaje nga dasma sekrete e verës së shkuar.
Hersi tregoi se për herë të parë u takuan gjatë një shfaqje në Kroaci, një njohje shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë zakonisht.

“Erdhi Jacopo dhe e shoh nga mbrapa me një violinçel, duke folur me kompozitorin. E pashë dhe thashë “ah më në fund, njëri qeka tamam, të paktën nga mbrapa duket mirë’. U kthye, kishte pasur një infeksion në sy atë vit që u njohëm dhe e kishte një sy pak të mbyllur. Edhe thashë: gjynah gjithë ky djalë”, tregoi duke qeshur ajo.

Më tej këngëtarja tregoi se si kishte vijuar biseda deri te momenti i propozimit spontan në Romë.

Kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë në martesë verën që lamë pas, në një dasmë të fshehtë, larg vëmendjes mediatike.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *