Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Agron Tufa kërkoi azil në Zvicër, Gjykata e Tiranës pushon çështjen në ngarkim të Spartak Brahos

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pushojë çështjen në ngarkim të deputetit Spartak Braho, i cili akuzohet nga Agron Tufa për veprën penale të shpifjes.

Ky i fundit për shkak se ndodhet në azil në Zvicër i kishte dhënë prokurë përfaqësimi avokatit të tij Kujtim Cakrani, ndërsa ka pasur një ngërç procedurial, çka ka bërë gjykatësin Sokol Pasho që të pushojë çështjen.

Tufa pretendonte se ai ishte kërcënuar nga Braho dhe nga persona të tjerë, ndërsa në padinë që kishte depozituar në gjykatë thuhej se ‘’më datën 1 prill, gjatë mbledhjes kur në Komisionin e Ligjeve pranë Parlamentit u lexua relacioni lidhur me punën e Institutit e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, deputeti Braho në mënyrë kërcënuese, shpifëse dhe fyese, e ka anatemuar në prani të medieve jo vetëm institutin që drejton, por edhe atë personalisht. Ai shton se më pas, Braho ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” duke përdorur të njëjtin fjalor. Në kërkesë padi ai thotë se është cilësuar prej Brahos si një “fashist”.”

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *