Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Unë kam kaluar një grip të paparë”, Agron Llakaj mendon se është prekur koronavirusin: Më është rikthyer dy herë

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj gjatë një interviste për emisoonin “Vizioni i Pasdites”, ka bërë deklaruar se mendon se e ka kaluar koronavirusin.

Aktori ka treguar senë muajin Janar ka patur simptoma të një gripi si asnjëherë më parë, dhe ky grip i është rikthyer dy herë

“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, kam menduar se kam kaluar koronën, se unë grip të tillë skam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo. Unë luftoj që të jem mirë.” u shpreh Llakaj.

Kujtojmë se edhe këngëtarja Orgesa Zaimi bëri të ditur se mendonte se kishte kaluar koronavirusin, për shkak të një gripi që kishte kaluar në muajin shkurt.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi,”– shpjegoi këngëtarja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *