Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

PD dhe LSI me një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit? Agron Duka zbulon prapaskenat: Nuk bëhet, në një komunikim me Bashën me tha…

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha në emisionin “Real Story”, se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes të tjerash, Duka tha se ja ka thënë këtë gjë edhe kryedemokrati Basha, gjatë një takimi me të.

“Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fus neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, tha Duka.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *