Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Gjysma kanë qeverisur me të majtën”, Agron Duka e thotë ‘troç’ për aleatët: Pse Basha ofron më shumë këta se Shehin dhe Mediun

Agron Duka, aleat i Lulzim Bashës në opozitë thotë se kur ulet në tryezë me aleatët e tjerë konstaton se gjysma e tyre kanë qeverisur me të majtën, ndërsa ka një argument edhe pse kreu i PD-së bashkëpunon me ta.

Duka tha gjatë intervistës me gazetarin Bejdo Malo në emisionin Aktualitet në Fax News, se mendon që Basha ofron pranë tij më shumë ata që kanë bashkëpunuar me Ramën për të krijuar ngjyra në opozitë por edhe sepse janë burim votash, ndërsa shtoi se Dash Shehi dhe Fatmir Mediu janë të vetmit që kanë qenë konseguent me të djathtën.

Politikani që ka zgjedhur të garojë në zgjedhjet e ardhshme në krye të listës së PAA në Durrës thotë se ka pasur mundësi të bashkëpunonte me qeverinë dhe të majtën në pushtet por nuk e ka bërë për shkak të mungesës dhe shtoi se ajo çfarë  e bashkon sot opozitën është fenomeni Rama dhe jo ideologjia.

“Opozita ka një bashkim jo shumë të zakonshëm, po të vësh re, kur ulemi në tryezë gjysma kanë qeverisur me të majtën, PBDNJ është një parti që ka qeverisur me të majtën,  PDIU, PAA, dhe zoti Ndoka që ka qenë majtas. Gjysma e këtyre njerëzve kanë qenë tek e majta, njerëzit që kanë qenë konseguent me të djathtën janë Dash Shehu dhe Fatmir Mediu, ky kompozim nuk është rastësor por për mospajtimin me zotin Rama.

Unë nuk kam besim se kjo rilindje është tamam e majtë, kam pasur mundësinë të jem me ta por nuk kam dashur. Ajo që bashkon opozitën është fenomeni Rama dhe jo ideologjia. Bashës i pëlqen më tepër të ofrojë më tepër ata që nuk kanë qenë aq afër të djathtës dhe mundohet t’i japë këto ngjyra që përkthehet në vota në të ardhmen”, tha Duka.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *