Situata në shkollën Emin Duraku është agravuar dhe më tej, ku prindërit refuzojnë të çojnë fëmijët në shkollë, pasi sipas tyre nuk ka një ekspertizë transparente nëse godina është apo jo e sigurt.
Për këtë prindërit po firmosin edhe një peticion ku kërkojnë transparencë të plotë të ekspertizës. Deri më tani ka shkuar në 220 numri prindërve që kanë firmosur këtë peticion që do t’i drejtohet drejtorisë. Sipas tyre deri më tani janë bërë dy ekspertiza, por për pjesë të ndryshme të godinës.
Ndërsa sot sipas tyre janë paraqitur dy ekspertë por nuk janë lejuar të hynë brenda nga drejtoria e shkollës.