Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Zbardhet tenderi korruptiv i AKSHI/ Dy kompani garojnë për 810 mijë euro, njëra prej tyre nuk paraqiti ofertë

Një nga institucionet që shquhet për dhënien e tenderave në Shqipëri, është Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçana, ndërsa ky ‘mision’ nuk është ndaluar as në kohë pandemie.

AKSHI, këtë herë ka hapur një tender të ri për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore, ndërsa në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, njëra prej të cilave nuk ka paraqitur ofertë ekonomikë, lëvizje e cila nxit dyshimet e një gare fiktive .

Por për çfarë tenderi bëhet fjalë?
Shërbimi do të gjurmojë inspektorët e tatimeve për të monitoruar kontrollet që ata kryejnë ndërkohë që do të kenë në dispozicion një fond limit i vendosur në dispozicion nga AKSHI për këtë 106 milion leke ose 810 mije euro.

Dy kompanitë që morën pjesë në të ashtuquajturën garë, janë “Integrated Security Solution”, e cila siç thamë më sipër nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën prane fondit limit 810 mijë euro.

Tenderi në fjalë i shpallur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit duket qartë se është i paracaktuar, ndryshe pse duhej të merrte pjesë në të një kompani që nuk paraqet ofertë ekonomike, apo cilat janë arsyet e një vendimi të tillë pasi është bërë regjistrimi në garë?!

Drejt faktit konkret të çon edhe një e dhënë tjetër e cila tregon se fituesi është paracaktuar nga AKSHI pasi oferta është sa 94% e fondit limit.

Teksa buxheti i qeverisë është në momentet më të brishta mbase i të gjitha viteve të fundit, për shkak të një sërë faktorëve përfshirë edhe pandeminë, e kur këto mungesa në arkën e shtetit kanë krijuar jo pak probleme edhe në sistemin shëndetësor që nuk iu është përgjigjur si duhet sfidave që ka sjellë koronavirusi, Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit bën prokurime të vazhdueshme dhe jo emergjente.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *