Qeveria Italiane ka mirëpritur deklarimin e Agjencisë së Barnave të Bashkimit Europian (Ema) mbi sigurinë e vaksinës e AstraZeneca dhe vendosi që do të rifillojë procesin e vaksinimit nesër.
“Prioriteti i Qeverisë mbetet ai i kryerjes së numrit më të madh të vaksinave në kohën më të shkurtër të mundshme” deklaroi kryeministri Mario Draghi gjatë bërjes publik të vendimit për rifillimin e vaksinimit.
Drita jeshile në Itali për rifillimin e vaksinimeve me serum anglo-suedez, pas pezullimit parandalues prej 4 ditësh, erdhi pak më shumë se një orë larg nga Ema, agjencia evropiane e ilaçeve.
Gjithashtu dhe Franca ka rinisur sërish vaksinimin e popullsisë me vaksinën AstraZeneca, vetëm disa orë pasi Agjencia Evropiane e Barnave e cilësoi vaksinën si të sigurt dhe efikase.