AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Agim Kajmaku jep shenjat e gishtërinjve në Prokurori

Agim Kajmaku, kryetari i Bashkisë Vorë ka dorëzuar më në fund zyrtarisht shenjat e gishtave në Policinë Shkencore. Dorëzimi i gishtave është bërë pas një letre të dytë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në adresë të Kajmakut.

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka vijuar akuzat kundrejt Agim Kajmakut, ndërsa së fundmi sekretari Gazmend Bardh publikoi dokumentin autentik, vendimin e gjykatës së Janinës, për kreun e Bashkise se Vorës, Agim Kajmakun, se ka llogari të hapura me drejtësinë në vendin fqinj, për një akuze që parashikon se paku 10 vjet burg. (lexo këtu)

Ndërsa vetë Agim Kajmaku, është shprehur se emrin e ka ndryshuar si një pjesë e mirë e shqiptarëve që sipas kryebashkiakut, ti jepej mundësia për të qëndruar dhe punuar në shtetin fqinj, Greqi (lexo këtu).

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *