Një shèrr ka ndodhur në ambientet e IEPV Vlorë, në datën 3 Maj, ku të burgosurit pasi janë rrahur me njëri tjetrin, kanë ushtruar dhùnë dhe ndaj dy gardianëve të burgut, të cilët kishin ndërhyrë për qetësimin e situatës.
Sipas dokumentit që shihni më poshtë, të siguruar nga Faxweb.al, tre të dënuar Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin Eduart Ahmeti, ndërsa e gjithë ngjarja është zhvilluar brenda dhomës së telefonatave.
Të tre të dënuarit, Xhezo, Dhepa dhe Demiraj janë izoluar për 3 muaj me kërkesë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Agim Ismaili, ndërsa kjo kërkesë është miratuar edhe nga gjykata e Vlorës, në një vendim që është shpallur në datën 7 Maj.
Pak ditë më parë një situatë e tensionuar u shënua edhe në burgun e Reçit, ku disa të burgosur i vunë flakën dhe dhùnuan gardianin në sektorët e ajrimit në këtë institucion, ndërkohë që më herët tensione ka pasur dhe në burgun 313 në Tiranë, ku disa të dënuar kanë shpërthyer në thirrje, pas zbulimit të disa rasteve me Covid 19.