Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Afrim Qendro më ftoi në zyrë”, flet Florian Protoduari: Çfarë më kërkoi

Ndërkohë që protesta e banorëve të “Astirit” sot shënon ditën e saj të 16-të, këta të fundit janë shprehur se nuk janë pritur nga Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Kreu i ARRSH-së Afrim Qendro, u shpreh se një nga banorët Florian Protoduari, ka qenë tek ARRSH për të dorëzuar dokumentet e pronës së tij, ku është pritur nga një zyrtar.

Gjatë një intervistë për Fax News, Florian Protoduari u shpreh se Qendro i ka kërkuar që të tërhiqen nga protesta.

Ka biseduar me mua. Kam qenë duke biseduar për shtëpinë dhe na ka ftuar në zyrë, aty kam thënë pse na fton dhe çfarë problemi ke me ne. Kam qenë vetë i dytë. Ka thënë dua t’ju sqaroj, edhe dua tu ul që të tërhiqni protestën. Duam që të tërhiqeni nga protesta. Në muhabet e sipër i kam kërkuar dëmshpërblim cen për cen dhe nuk i kam kërkuar siç thotë ai që të ndaloj protestën. I kam kërkuar edhe për ato që janë pa letra të dëmshpërblehen 100%. Dhe nuk mund tua kërkoj këtyre ndalimin e protestës. Deklarata e Afrim Qendros është një shpifje me mua ka biseduar vetëm për vlerën e tregut. Nuk e di. Tani e lexova. Aty që paska sjellë një 33 lajmërime për prishje shtëpie, askush nuk na ka lajmëruar.Më ka premtuar vetëm një gjë mbas tre ditësh do të vijnë njerëzit e ARRSH-së dhe do të bëjnë verifikimet në terren.

Nuk jam unë dhe familja ime organizator për protestën këtu. Afrim Qendro nëse ka frikë unë i dal garant të vijë të ulet me ne dhe të na sqarojë. Cili është projekti, pse preket. Projekti nuk është devijuar, por ua them unë; është ruajtur fabrika e miellit sepse paska një ligj ku fabrikat industriale nuk preken, ndërsa banesat tona po. Projekti është komunikuar vetëm në tv. I kam kërkuar vlerën time dhe të shtëpisë time. Më ka thirrur ai. I kam vajtuar dhe nuk kam frikë. Të dali këtu.”- u shpreh Florian Protoduari.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *