Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rinisin udhëtimet ajrore/ Konfirmohen 4 fluturime për ditën e nesërme, zbulohen destinacionet

Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë qytetarët se për ditën e nesërme janë konfirmuar 4 fluturime vajtje-ardhje.

Në njoftimin e ndarë në mediat sociale, bëhet me dije se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet e konfirmuara 16.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë: Ëizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim. Air Albania – Fluturimi për në Romë dhe kthim. Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim. Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *