Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Aeroporti i Kukësit ende projekt në letër/ Rama tregon fotot 3D të terminalit, ja si do të duket

Aeroporti i Kukësit vazhdon të mbetet një projekt në letër. Kryeministri Rama me anën e një postimi në facebook ka treguar pamjet e projektit se si do të duket aeroporti kur të finalizohen punimet.

Edhe pse premtimi është bërë disa vite më parë nga vetë kryeministri shqiptarët duhet të presin akoma dhe një vit për të udhëtuar nga ky aeroport. Duke theksuar se punimet vijojnë intensivisht Rama e ka ilustruar postimin e tij me fotot e brendshme sesi do të duket terminali i këtij aeroporti.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook: MIRËMËNGJES, me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *