Adriatik Tresa, 40-vjecari që u ekzekutua nga disa persona të maskuar si polici në vilën e tij në Ekuador, rezulton se ka qenë ndër emrat më të njohur të krimit në botë. Emri i tij përmendet në një raport të BE-së që mban datën 25 Qershor 2010 dhe flet për zbatimin e tre standarteve të mbetura të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
Në këtë raport, thuhet se ka qenë i arrestuar në Angli si kreu i një grupi kriminal dhe për pasojë nisi hetimi pasuror ndaj tij në Shqipëri dhe iu sekustruan 170 mijë euro, vila e tij në Baldushk dhe një agjensi turistike.
Me sa duket pas 10 viteve ky hetim pasuror është ka shumë gjasa të jetë pushuar, pasi Adriatik Tresa rezulton të jetë liruar nga autoritet angleze dhe në vitin 2011, ai ka mbëritur në Shqipëri në 10 janar 2011 duke u pajisur me pasaportë biometrike të lëshuar nga Ministria e Brendshme. Pasaporta e tij Shqiptare, skadonte për një muaj, pasi data 9 janar 2021 ishte dhe afati i fundit i përdorimit të këtij dokumenti. Adriatik Tresa, u ekzekutua në 20 nëntor 2020 në vilën e tij dy katëshe, që ndodhej në një nga zonat më të pasura të vendit, në shëtitoren “Leon Febres Cordero”, në sektorin Aurora, të Guayaquilit.
Shtatë persona të veshur si policë dhe me një mandat të falsifikuar për kontroll banese, kanë kaluar pa problem perimetrin e sigurisë të kompleksit luksoz dhe më pa janë drejtuar në banesën, ku jetonte shqiptari Tresa, që sipas mediave kishte fituar dhe shtetësinë ekuadoriane.
Për autoritet policore vendase vrasja lidhet me motivin e trafikut të drogës dhe larjen e hesapeve mes bandave shqiptare, pasi Tresa sipas prokurorëve vendas ishte dyshuar dhe hetuar për tre vrasje.